Euroleague, fitojnë Fenerbahçe dhe Olympiacos

Basketboll 01 Dhjetor 2018 13:31

Fenerbahce vazhdon momentin e mirë në Euroleague-n e basketbollit, duke mundur në Spanjë Barcelonën, me rezultatin 84-65.

Me 5 lojtarë në numra dyshifrorë për sa i përket pikëve, skuadra e Zeljko Obradovic konfirmon për të disatën herë se është një nga më të mirat në Europë, dhe njëkohësisht një nga pretendentet kryesore për fitimin e trofeut. Tek Barcelona, më i miri ishte Adam Langa me 16 pikë, dhe aktualisht renditen të 7-ët në klasifikim.

Fitore edhe për Olympiakos, që mposhti Buducnost Voli 92-70. Pas një ndeshjeje mjaft të luftuar në dy periodat e para, në të tretën grekët arritën të shkëputen, duke vulosur dhe fatin e takimit. Më i miri për ta ishte kapiteni i skuadrës  Vassilis Spanoulis me 17 pikë të realizuara, ndërkohë tek Buducnost nuk mjaftuan 15 pikët e Earl Clark.

Edhe Anadolu Efes, morri një sukses të rëndësishëm përballë Baskonias, me rezultatin 96-85.

Vasilije Micic dhe Brock Motum udhëhoqën turqit me nga 16 pikë secili, ndërkohë tek baskët, më i miri ishte Matt Janing me 20 pikë. Pas kësaj fitoreje, Anadolu gjendet në vendin e katërt të Euroleague, ndërkohë Baskonia renditet e 12.

Surpriza ndodhi në Rusi, ku Khimki fitoi 76-68 kundër Panathinakos. Anthony Gill shkëlqeu për ekipin nga Moska me 20 pikë, ndërkohë tek grekët, nuk mjaftuan 19 pikët e James Gist. Pas këtij suksesi, Khimki afrohet akoma më shumë me vendin e 8, i cili është i fundit që të çon në Playoff, ku renditet pikërisht Panathinaikos.