Euroleague, humb Fenerbahce, por ruan kreun – fitojnë Reali e CSKA

Basketboll 10 Janar 2019 11:32

Janë luajtur takimet e raundit të 17-të të Euroleague në basketboll për meshkuj.

Skuadra turke, Fenerbahce, ruan kreun e renditjes, pavarësisht humbjes që pësoi në Moskë ndaj Khimki, me shifrat 84-78.

Mahmutoglu realizoi 18 pikët për turqit, por që mbetën për statistikë, ndërsa për moskovitët u dallua Markovic, autor i 13 pikëve.

Darussafaka Stamboll u tregua e pafuqishme ndaj CSKA Moskës, duke humbur 65-80.

Real Madrid fitoi 57-67 ndaj Gran Canaria në derbin spanjoll, duke ngushtuar diferencën me Fenerbahce në renditje.

Ndeshje e mirë e Sergio Llull, i cili u dallua me 16 pikë për skuadrën “merengues”.

Fitore ka arritur edhe Barcelona, e katërta me radhë që mundi 90-85 Armani Milanon në fushën e këtij të fundit.

James e Micov realizuan nga 20 pikët për ekipin italian në këtë sfidë, por që mbetën për statistikë, ndërsa për skuadrën “blaugrana” u dallua Heurtel me 21 pikë.

Euroleague – Raundi i 17-të
Khimki Moskë – Fenerbahce, 84-78
Zalgiris Kaunas – Anadolu Efes, 58-79
Olimpiacos – Baskonia Gasteiz, 91-87
Gran Canaria – Real Madrid, 67-75
Darussafaka Stamboll – CSKA Moskë, 65-80
Panathinaikos – Bayern Mynih, 77-67
Maccabi Tel Aviv – Buducnost, 81-76
Olimpia Milano – Barcelona, 85-90

Renditja: