Euroleague, Reali fiton “El Clasicon”,e shkatërron Barcelonën

Basketboll 14 Dhjetor 2018 11:05

Real Madridi dominon Barcelonën në “El Clasicon” e basketbollit.

Madrilenët fituan me lehtësi 92-65, duke më superiore në fushë ndaj rivalëve “blaugrana”.

Spikatën për Realin amerikani Thompkins dhe slloveni Randloph me 17 dhe 16 pikë, ndërsa Carroll shtoi 15 pikë të tjera për ekipin kryeqytetas.

Reali i Madridi mbetet në vendin e dytë pas Fenerbahces, që iu imponua me rezultatin 92-85 Armani Milanos.

Sfida ishte e ekuilibruar në 20 minutat e para,  që u mbyllën në barazim 40-40. Epërsia e ekipit turk erdhi në pjesën e dytë, me Guduric që bëri diferencën në parket, autor i 20 pikëve, duke i bërë të pavlefshme 31 pikët e James për italianët.

CSKA Moskë fitoi 88-74 ndaj Khimkit në derbin moskovit, me vendasit që mbajnë vendin e tretë, shumë pranë Realit.

5 lojtarë të CSKA-së realizuan mbi 10 pikë, me Hackett që ishte shënuesi më i mirë, me 14 pikë.

Në ndeshjet e tjera, Olympiacos triumfoi 88-81 ndaj turqve të Anadolu Efes (Toupane 19 pikë), ndërsa Baskonia Gasteiz triumfoi në sekondat e fundit 81-79 në fushën e Maccabit (Shengelia 20 pikë).