Euroleague: Reali leksion kampionëve moskovitë, triumfon edhe Barcelona

Basketboll 25 Nëntor 2019 17:40

Është mbyllur raundi i 10-të i edicionit 2019-2020 të Euroleague në basketboll për meshkuj, eventi më i rëndësishëm për skuadra të basketbollit në Evropë.

Skuadra e Real Madridit ka triumfuar 97-81 ndaj kampionëve të CSKA Moskë, ndeshje e dominuar nga basketbollistët e ekipit “merengues” (Campazzo me 18 pikë shënuesi më i mirë).

Gjithsesi, në krye të renditjes qëndron skuadra tjetër spanjolle, Barcelona, që mundi me lehtësi 96-73 Maccabi Tel Aviv (Mirotic 25 pikë).

Skuadra katalanase ndan kreun së bashku me turqit e Anadolu Efes, që gjithashtu ka fituar këtë javë, duke mundur 81-76 ndaj Armani Milano.

Një përballje mes dy ekipesh pretendente, me italianët që lëshojnë kreun (Larkin 17 pikë, shënuesi më i mirë për Anadolu).

Fitore shënoi edhe skuadra e Panathinaikos, që mundi 87-75 Bayern Munich (Thomas 14 pikë), ndërsa skuadra tjetër greke, Olympiacos, triumfoi 99-80 ndaj Alba Berlin (Rubit 16 pikë).

Euroleague – Raundi i 10-të

Zalgiris Kaunas – Crvena Zvezda, 59-61
Alba Berlin – Olympiacos, 80-99
Armani Milano – Anadolu Efes, 76-81
Valencia Basket – Khmki Moskë, 89-84
Bayern Mynih – Panathinaikos, 75-87
Villeurbanne – Fenerbahce, 72-88
Barcelona – Maccabi Tel Aviv, 96-73
Baskonia Gasteiz – Zenit st.Petërburg, 70-60
Real Madrid – CSKA Moskë, 97-81

Renditja e Euroleague:

-->