EuroNews: Majlinda Kelmendi u ka treguar të gjithëve se kjo kategori i përket asaj

Sporte luftarake 24 Shkurt 2019 10:09

Japonia në ditën e parë të Grand Slamit të Dyselforfit në Gjermani, fitoi katër nga pesë medaljet e arta në xhudo.

Një prej medaljeve të arta i takoi edhe heroinës kosovare, Majlinda Kelmendi, e cila triumfoi në xhudo në kategorinë deri në 52 kilogramë, shkruan “EuroNews”.

Sipas mediumit francez, Kelmendi ka treguar forcën e saj duke treguar se kjo kategori i përket asaj, pasi mposhti me radhë xhudositet e mirënjohura si Verena Thumm, Valentim, Odette.

Në finale, Majlinda Kelmendi mposhti xhudisten nga Mongolia, Sosorbaram Lkhagbasuren, ku kosovarja përdori fuqinë e saj taktike edhe një herë.

Me këtë triumf, Majlinda Kelmendi synon që ta fitojë titullin e Kampiones së Botës më vonë këtë vit.

“Të jem e sinqertë, isha shumë e motivuar dhe unë kisha një ndjenjë, sikur të ishte në Olimpiadë”, u shpreh Majlinda Kelmendi fillimisht pas triumfit.

“Pra, isha e motivuar dhe e dija se çfarë kam për të bërë. Pra, isha e bindur se mendoj se e dëshmova këtë”, vlerësoi xhudistja nga Peja.

“Dhe në fund ia dola të fitoj”, tha Kelmendi në një intervistë pas ndeshjes. /Insporti.com

-->