Sfidë interesante është ajo me Porto dhe Bayer Leverkusen. E para është fituar nga gjermanët me rezultatin 1-2, por kualifikimi është i hapur, sikurse edhe te përballja Gent-Roma dhe LASK-AZ Alkmar. Këto përballje do të luhen prej orës 18:00, në një orë me Baselin e Taulant Xhakës, që e ka formalitet sfidën me APOEL, pasi ka fituar në të parën 0-3 në transfertë.

EUROPA LEAGUE – PLAY OFFS

E enjte, më 27 shkurt, ora 18:55
Basaksehir-Sporting (1-3)
Basel-APOEL (3-0)
Espanyol-Wolves (0-4)
Porto-Bayer Leverkusen (1-2)
Gent-Roma (0-1)
LASK-AZ Alkmaar (1-1)
Malmo -Wolfsburg (1-2)

Ndeshjet e mbrëmjes duken më interesante, teksa holandezëve të Ajax do u duhet të përmbysin humbjen 2-0 të pësuar me spanjollët e Getafe. Arsenal ka fituar takimin e parë në Greqi me Olympiacos dhe sonte duhet të vulosë kualifikimin, sikurse edhe Interi, Celtic dhe Eintracht Frakfurt.

Benfica- Shakhtar Donetsk është e hapur, kurse Manceshter United dhe Sevilla janë të dënuara të fitojnë sot dhe të kalojnë në raundin tjetër të Europa League. Të dyja kanë barazuar në sfidat e para, me rezultatin 1-1, përkatësisht kundër Club Brugge dhe CFR CLUJ. /abcnews.al

E enjte, më 27 shkurt, ora 21:00
Ajax-Getafe (0-2)
Arsenal-Olympiacos (1-0)
Benfica-Shakhtar Donetsk (1-2)
Celtic-FC Copenhagen (1-1)
Inter-Ludogorets (2-0)
Manchester Utd-Club Brugge (1-1)
Salzburg-Eintracht Frankfurt (1-4)
Sevilla-CFR Cluj (1-1)