“Eurosport” ka këtë vlerësim për paraqitjen e Kosovës në Southampton

Kombëtarja 11 Shtator 2019 13:00

“Eurosport” ka lavdëruar paraqitjen e Kosovës ndaj Anglisë.

Paraqitja e Kosovës ndaj Anglisë ka filluar të lavdëruar nga mediat më të mëdha botërore të sportit.

“Eurosport” e ka përshkruar si plot shpirt paraqitjen e Kosovës që u rikthye nga disavantazhi 5:1 për ta mbyllur takimin me 5:3.

Po ashtu, paraqitja e Kosovës në repartin ofanziv ka sjellë kritika për mbrojtjen e Anglisë që pësoi tre gola të rrallë në një ndeshje kualifikuese.

Valon Berisha shënoi dy herë për 49 minuta kurse Vedat Muriqi shtoi një tjetër për Kosovën nga penalltia.