Evertoni mund Arsenalin, ‘Topçinjtë’ rrezikojnë top 4-shen

Futboll 07 Prill 2019 17:05

Arsenali ka pësuar humbje e cila mund t’i kushtojë me një vend në Ligën e Kampionëve sezonin tjetër.

Skuadra e drejtuar nga Unai Emery pësoi humbje në udhëtim te Evertoni, transmeton Insporti

Blutë mundën me rezultat minimal, 1:0 ekipin londinez në ‘Goodison Park’.

Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi Phil Jagielka, në minutën e 10-të.

Tani Arsenali mbetet në pozitën e katërt me 63 pikë pas 33 ndeshjeve.

Chelsea i vendit të pestë ka pikë të njëjta, teksa nesër në kuadër të xhiros së 33-të do të presë në ‘Stamford Bridge’ West Hamin. /Insporti.com/

-->