Ezgjan Aliu nënshkruan me gjigantin turk

Futboll 15 Korrik 2021 15:20

Futbollisti shqiptar, Ezgjan Aliu, më në fund ka zgjedhur të gjitha dilemat rreth të ardhmes së tij duke nënshkruar kontratë me gjigantin turk Galatasaray.

Informacioni u botua fillimisht nga gazeta turke “Fanatik”, dhe më pas u përhap nga media të shumta në këtë vend. 

Sipas “Fanatik”, Galata arriti të përfundojë negociatat me Alioskin dhe sot u nënshkrua marrëveshja zyrtare midis dy palëve, pas së cilës Alioski duhet të zhvendoset zyrtarisht në Stamboll në ditët në vijim.

Drejtuesit e Trabzon dhe Fenerbahce gjithashtu treguan interes  për lojtarin e kombëtares maqedonase, por Galata arriti të përfundojë negociatat që zgjatën më shumë se katër muaj.

-->