F1/ Verstappen dënohet me 50 mijë euro – kjo është arsyeja

Sporte të tjera 13 Nëntor 2021 18:07

Max Verstappnen ka pranuar një dënim nga F1.

Piloti holandez, i cili deri më tani po bën sezonin më të mirë të mundshëm, është gjobitur nga Formula 1 për pak gjë.

Holandezi do t’i paguajë 50 mijë euro për shkak se preki dhe ekzaminoi makinën e kundërshtarit të tij, Lewis Hamilton.

Kjo ndodhi pas kualifikimit për Çmimin e Madh të Sao Paulo.

Holandezi pas garës po kontrollonte krahët e makinës së britanikut dhe është kapur duke prekur makinën.

-->