FA Cup vazhdon me tri përballje – sot takohen dy gjigantët e Premierligës
Futboll
03 Mars 2020
09:50

Sonte (e martë) do të zhvillohen tri ndeshje mjaft interesante në kuadër të rrethit të pestë të FA Kupës në Angli.
Ndeshja më interesante do të jetë mes dy rivalëve të vjetër, Chelsea dhe Liverpool.
Përballja mes “Bluve” dhe “Reds” do të nis në ora 20:45 dhe zhvillohet në “Stamford Bridge”.
Ndërsa në ora 21:00 do të zhvillohen dy sfida tjera.
Reading do të pres në shtëpi Sheffield United, kurse Newcastle është mysafir i West Brom.