FA Cup vazhdon të jetë iluzion për Liverpoolin

Futboll 07 Janar 2019 22:41

Wolverhampton Wanderers ka befasuar Liverpoolin duke eliminuar këtë ekip në xhiron e tretë të Kupës së Anglisë, pas fitores si vendës me rezultat 2:1

Wolves kaluan në epërsi pas golit që u shënua nga meksikani Raul Jimenez, në minutën e 38-të të takimit të cilin Liverpooli e nisi pa treshen Firmino – Mane – Salah edhe pse Salah u aktiviua në 20 minuta te fundit dhe kishte një gjysmë rast.

Përndryshe në këtë aksion shihet se James Milner bëri gabim të rëndë dhe ra nga loja dhe goli ishte vështirë i shmangshëm.

Më herët Insporti raportoi për një futbollist 16 vjeçar që po luan si mbrojtës për Liverpoolin dhe pas inkuadrimit të tij shumë tifozë në rrjete sociale reaguan duke e quajtur “alarmante” situatën e Liverpoolit në repartin defanziv.

Liverpooli pas një pjesë të parë të mjerueshme, ku u dominua nga ekipi Wolves dhe ishte në disavantazh 0:1 e barazoi rezultatin në minutën e 51-të, në aksionin e parë që e krijoi në pjesën e dytë.

Goli u shënua nga Origi pas një goditjeje precize nga distanca në një aksion të cilin e kishte nisur Xherdan Shaqiri.

Mirëpo, vetëm tre minuta më vonë, nga aksioni pasues, Wolevrhampton u kthye në epërsi pas shënimit nga Neves.

Në minutën e 70-të Shaqiri tentoi nga gjuajtja e lirë, por qëlloi shtyllën, pas një goditjeje shumë të fuqishme në drejtim të portës kundërshtare.

Ndeshja u zhvillua në kuadër të xhiros së tretë të Kupës së Federatës Angleze, garë që LIverpool për herë t% fundit e ka fituar para 13 vjetëve.