Fabinho flet për Mbappe

Futboll 25 Janar 2020 10:35

Kohëve të fundit është folur për një transfer të mundshëm të Kylian Mbappe tek “Reds”, e drejtuar nga Jurgen Klopp.

Ishte vetë Mbappe ai i cili foli në superlativa për kampionin aktual evropian, duke e cilësuar si një klub fantastik me një trajner të shkëlqyer.

I pyetur për mundësin e kalimit të Mbappes në Liverpool, mesfushori Fabinho është shprehur “ Për momentin do ishte një kokëdhimbje pasi kemi sulmin shumë të mirë. Unë i njoh kualitet e Mbappes sepse kam luajtur me të, e di se është një nga më të mirët në botë. Tani ai luan për PSG dhe ne duhet ta respektojmë këtë fakt”

Mesfushori brazilian ka luajtur së bashku me Mbappen gjatë kohës kur të dy ishin në Monaco.  /Insporti.com/

-->