Fabio Capello e di arsyen e largimit të Zidane !

Futboll 01 Qershor 2018 09:44

Zinedine Zidane më nuk di ta drejtoj skuadrën e Real Madrid, kjo pas dorëheqjes së tij të befasishme gjatë ditës së djeshme, gjë që i zuri të gjithë në befasi, kjo për shkak të sukseseve që kishte me madrilenët, së paku në Champions League.

Dhe normalisht se një largim i tillë i Zidane do të shkaktonte polemika dhe pikëpyetje lidhur me arsyet e dorëheqjes së tij, përkundër se francezi deklaroi se ishte momenti i duhur dhe nevojiteshin ndryshime te ekipi mbretëror.

Mirëpo, një ish-trajneri i Real Madrid, që i njeh si shkojnë punët edhe nga brenda, ka deklaruar se e ka të qartë arsyen pse Zidane u largua nga stoli i “Los Blancos”.

Italiani Fabio Capello ka deklaruar se Zidane ka marrë vendimin e duhur për t’u larguar nga stoli i Real Madrid.

“Nëse nuk do ta kishte fituar Ligën e Kampionëve për herë të tretë, ai do të shkarkohej gjithsesi nga presidenti Firentino Perez”, dekaroi Capello.

“Ka pasur shumë polemika në mes tyre dhe Florentino Perez e dëshironte si trajner, por vetëm kur Zidane fitonte, Perez ishte i lumtur, ndërsa nëse ai nuk fitonte, presidenti i madrilenëve e akuzonte. Pra, në një mënyrë ose tjetrën, ai megjithatë do të shkarkohej. Mendoj që ai e zgjodhi opsionin më të mirë, kur vendosi të tërhiqej”.

“Nuk mendoj që Zizu do të pranoj menjëherë një tjetër punë si trajner, sepse nuk ka shumë klube të mëdha që janë të lira momentalisht. Mirëpo, mendoj se kur fitoni kaq shumë sa arriti Zizu të fitonte, përkundër kësaj ai deshi ti tregoj Fiorentinos dhe botës, se nuk është e thënë që ai të jetë gjithmonë trajner, kështu që vendosi të bëj atë çfarë ka dashur të bëj”.

“Do të shohim në të ardhmen a do të mund të fitoj Zidane edhe me skuadra tjera, mirëpo përkundër kësaj ai pa asnjë dyshim, është njëri prej trajnerëve më të mëdhenj në histori të Real Madridit”, tha Fabio Capello në një intervistë. /Insporti.com

 

-->