Fabregas e thumbon Ronaldon

Futboll 23 Qershor 2018 19:49

Cesc Fabregas ka thumbuar Cristiano Ronaldon, duke thënë se deri më sot në Botërorin e Rusisë, nuk është se portugezi ka bërë diçka të jashtëzakonshme. Ai madje ka tentuar t’ia humbasë edhe meritat për golat e realizuara.

Cristiano, deri më tani ka realizuar katër gola në Kupën e Botës, golashënuesi më i mirë së bashku me sulmuesin e Belgjikës, Romelu Lukaku.

Ai e nisi me këmbë të mbarë Kupën e Botës duke realizuar het-trik kundër Spanjës në sfidën e parë, teksa shënoi edhe një tjetër kundër Marokut, në fitoren 1-0 të Portugalisë.

Ronaldo është në formë fantastike në këtë Botëror, por kështu nuk mendon Fabregas, ish mesfushori i Barcelonës, aktualisht që paraqitet për “Blutë e Londrës”.

“Po, është duke luajtur mirë, por nëse e shikoni se çfarë ka bërë, ai ka shënuar një penallti, gol nga goditja e dënimit, një nga korneri dhe një pas goditjes që De Gea është dashur ta presë”, tha Fabregas. /Insporti.com/

-->