Fabregas ka dhënë një deklaratë befasuese në lidhje me Hazardin dhe transferimin e tij te Real Madridi

Futboll 08 Shkurt 2019 10:16

Chelsea do të duhet të luftojë shumë për ta mbajtur në klub Eden Hazardin, derisa Real Madridi thuhet se do të interesohet për të këtë verë.

Sipas “Daily Mail”, Reali është optimist se mund ta transferojë belgun për më pak se 100 milionë, sepse ai do të ketë më pak se 18 muaj të mbetur në kontratën e tij aktuale deri në verë, transmeton Insporti.

Ndërkohë, Chelsea kërkon më shumë se 100 milionë, dhe do të konsideronte shitjen e tij vetëm nëse “Los Blancos” plotësojnë këtë kërkesë.

Për më shumë, Hazard së fundmi ka thënë se ai tashmë e ka marrë vendimin për të ardhmen.

Manchester City v Chelsea - Premier League

Fansat po luten që ky vendim të jetë qëndrimi në “Stamford Bridge”, por anësori belg asnjëherë nuk e ka fshehur dëshirën për të luajtur në “Bernabeu”.

Sidoqoftë, Cesc Fabregas – i cili së fundmi u transferua nga Chelsea te Monaco – ka dhënë një teori interesante duke thënë se, nëse lojtari tashmë ka thënë se ka marrë vendimin, është sepse ai ka vendosur të qëndrojë te “Të Kaltërit.”

Mesfushori spanjoll u shpreh: “Nëse Hazardi tashmë ka thënë se ka marrë vendimin, atëherë mendoj sepse do ta vazhdojë kontratën me Chelsean.” /Insporti.com/

-->