Fabregas – Monaco, zhvillim i papritur

Futboll 07 Janar 2019 09:28

Tashmë është bërë e ditur se Cesc Fabregas do të largohet nga Chelsea.

Chelsea po e shet Cesc Fabregasin, pasi Maurizio Sarri nuk llogaritë në shërbimet e tij.

Mesfushori spanjoll është shumë afër të transferohet te Monaco, por që skuadra londineze kërkon 15 milionë euro nga shitja e tij.

Skuadra franceze refuzon të ofrojë më shumë se 8 milionë, pasi Fabregas ka hyrë në muajt e fundit të kontratës.

Chelsea duket se nuk ka opsion tjetër, përveç uljes së çmimit të futbollistit.

Fabregas me Chelsean ka kaluar 4 sezone e gjysmë, ku ka fituar dy tituj të Premierligës dhe një FA Cup.