Fabregasit nuk po i pritet të luajë me klubin e ri, ja cilin numër e ka zgjedh (FOTO)

Futboll 12 Janar 2019 11:25

Cesc Fabregas tashmë edhe zyrtarisht është lojtar i Monacos.

Ai ka nënshkruar kontratë  deri në vitin 2022 dhe do ta veshë fanellën me numrin 44, raporton Insporti.

Përmes një postimi në “Twitter”, Fabregas u shpreh i lumtur për aventurën e re në Francë, që la Anglinë pas 4 viteve e gjysmë te Chelsea.

“Jam i nderuar të ju njoftoj se do të filloj një aventurë emocionuese me një klub të mrekullueshëm dhe historik. Monaco do të jetë shtëpia ime për 3.5 vite dhe s’mund të presë për këtë sfidë të re”, shkroi Fabregas. /Insporti.com/