Fabrizio Romano zbulon të ardhmen e Neymar

Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano ka konfirmuar se ylli i PSG-së, Neymar do të rinovojë kontratën javëve në vijim.
Ka raportime të shumta që braziliani është duke ëndërruar rikthimin te Barcelona, por mesa duket këto janë vetëm spekulime.
Romano përmes një postimi bëri të ditur që Neymar është i lumtur me projektin e PSG-së dhe do rinovojë për pesë vitet e ardhshme, pra do mbetet në Paris së paku deri në vitin 2026.
“Neymar pritet së shpejti të nënshkruajë kontratën e re me PSG-në deri në qershor të 2026, me bonus shumë të madh nëse fitojnë Ligën e Kampionëve. Agjenti i tij konfirmoi për France Football: “Neymar dëshiron qëndrimin te PSG. E sheh klubin duke u rritur. Atij i pëlqen projekti”, shkroi ai.
Neymar ditëve të fundit flitej se dëshironte një rikthim te Barcelona pas 4 viteve të kaluara në PSG. /Insporti.com/