Fadil Vokrri: “Kjo temë po më duket “bajat”

Futboll 28 Shkurt 2018 18:47

Para përzgjedhjes së trajnerit të ri të Kombëtarës së Kosovës në futboll, është bërë bujë e madhe në media për këtë post, sepse ish futbollisti nga Kosova, Ardian Kozniku ka thënë se është ndjerë i tradhtuar pas vite të tëra pritjeje për postin e kryetrajnerit.

Kozniku s’e kishte pritur se do t’i mbyllej dera. “Me vite të tëra, para se me u pranua Kosova në UEFA e FIFA, jam në kontakt me Fadil Vokrrin, me kreun e FFK-së dhe sa e sa herë me kishte thënë: Ardian, derën e ke çelur sa herë të duash. Me kishte thënë se, këta trajnerë që i kam aktualisht do t’i la një herë të punojnë, se po punojnë pa para dhe sipas tij, po vije periudha ime, veç ta kryen ciklusin Albert Bunjaku”

Pas dekaratave të Ardian Koznikut, ka reaguar Fadil Vokrri, i cili ka thënë, Kozniku nuk ishte i përzgjedhuri i tyre, atëherë nuk i bie që i ështe mbyllur dera.“Unë nuk e kam refuzuar askënd dhe kjo temë po më duket shumë ‘bajat’. Ne kemi treguar se do të caktojmë trajnerin e Kosovës në 2-3 ditët e ardhshme. Nëse nuk është i përzgjedhuri i Federatës së Futbollit të Kosovës nuk mund të quhet se i është mbyllur dera”, ka përfunduar Vokrri. /Insporti.com

-->