“Fadil Vokrri” po ndriqon në prag të ndeshjes Prishtina – Drita

Futboll 23 Shkurt 2021 14:21

Stadiumi ‘Fadil Vokrri’ është duke ndriquar në prag të ndeshjes Prishtina – Drita.

Siç duket të dy ekipet që janë duke luftuar për titullin e Kosovës, janë me fat të madh. Një fotografi e postuar nga Benet Rezniqi tregon se gjendja e fushës ‘Fadil Vokrri’ është në kushte të mrekullushme për ndeshje.

Teksa, Rezniqi ka shkruar se fusha është gati për ndeshjen “Gati për derbin”.

Mëposhtë pamje nga stadiumi “Fadil Vokrri”:

152895824_1355865951418023_1361948451128883191_o-1384x420.jpg

Nesër (e mërkure) pritet të zhvillohet ndeshja kryesore e javës së 21-të në mes Prishtinës dhe Dritës, në stadiumin “Fadil Vokrri” më fillim nga ora 13:00

Ky është takimi i pestë zyrtare i këtyre dy ekipeve, ndërsa është përballja e tyre e tretë kampionale.

Në ndeshjet e zhvilluar Prishtina ka korrur dy fitore (3:1 në Superkupë dhe 1:0 në Kupë). Ndërkohë në ndeshjet kampionale janë mbyllur dy herë me rezultat të barabartë (0:0 dhe 1:1).

-->