Fajësoi Nuzën për ndeshjen me Gjilanin, Komisioni Disiplinor merr këtë vendim për Arsim Thaqin

Futboll 13 Tetor 2021 22:20

Komisioni Disiplinor i Federatës së Futbollit të Kosovës ka marrë vendim për trajnerin e Malishevës, Arsim Thaqin.

Thaqi fajësoi gjyqtarin kryesor, Genc Nuzën për barazimin 1-1 kundër Gjilanit në kampionat.

Thaqit i është shqiptuar masa disiplinore, “Qortim”, nga Komisioni Disiplinor i FFK-së.

“Kryetrajneri i KF”Malisheva”, Arsim Thaqi me nr ID.001203M73. Pas përfundimit të ndeshjes Malisheva – Gjilani, në prononcimin për media, fajson gjyqtarin kryesor për të dy ndeshjet që i ka referuar KF ”Malisheva” në edicionin 2021/2022. Sipas xhirimeve televizive. Bazuar në nenin 42. 1 paragrafi A i Rregullores disiplinore i shqiptohet masa disiplinore – Qortim”, thuhet në raport.

-->