Fakte interesante për Real Madrid dhe Bayern Munchen në Champions

Futboll 01 Maj 2018 13:59

Pak na ndajnë nga finalja e këtij sezoni në Ligën e Kampionëve, e cila do të zhvillohet në Kiev dhe finalisti i parë do të kuptohet ndeshjes së sotme në “Santiago Bernabeu” të Madridit.

“Los Blancos” hyjnë në ndeshjen e dytë gjysmëfinale me epërsi prej 2-1 nga takimi i javës së kaluar në “Allianza Arena”, mirëpo skuadra bavareze beson se pas shfaqjes që bëri Juventus po në këtë stadium, edhe ata mund të arrijnë ta kthejnë rezultatin dhe të sigurojnë plasmanin tutje.

Në këtë sezon në Champions, janë disa kuriozitete ose fakte, të cilat mund të ndodhin, filluar nga ndeshja Real Madrid – Bayern Munchen.

“Tricampeonato” ose shpallja kampion për të tretën herë rresht, gjë të cilën mund ta arrijë Real Madrid nëse e fiton këtë sezon, e kjo gjë nuk ka ndodhur që nga viti 1976, kur pikërisht kishte qenë Bayern Munchen ajo e cila e kishte fituar tri herë radhazi.

Jupp Heynckes dhe Zinedine Zidane, të dy trajnerët mund futet në një listë shumë të ngushtë të trajnerëve që e kanë fituar tri herë këtë trofe. Përpos këtyre dyve, më herët këtë e kishin arritur Carlo Ancelotti dhe Robert Paisley.

– Nëse Bayern Munchen e fiton trofeun, përveç që do të ishte i gjashti dhe do të futej në mesin e tri skuadrave më të trofeshme në këtë garë, për bavarezët dhe trajnerin Heynckes, do të ishte tripleta e këtij sezoni,  duke e fituar Bundeligën, Kupën dhe Champions League. Bayern për herë të fundit kur e kishte arritur tripletën sezonale, ishte viti 2013 pikërisht nën drejtimin e Jupp Heynckes edhe atëherë.

– James Rodriguez do të mund ta fitonte trofeun e Ligës së Kampionëve për herë të tretë radhazi, por kësaj radhe duke e kaluar ish-skuadrën e tij, me të cilën triumfoi dy vitet e kaluar.

– Kurse, Cristiano Ronaldo, në rast të shpalljes kampion përsëri në Champions League, do të ishte i pesti në total, ku më herët një e ka të fituar me Manchester United dhe tri me Real Madrid. Para portugezit, vetëm 12 lojtarë e kanë arritur këtë shifër, kurse i vetmi me gjashtë tituj të kësaj gare është Paco Gento, si futbollistë i Real Madrid në vitet ’56, ’57, ’58, ’59, ’60 dhe ’66. /Insporti.com

 

-->