Falënderimi epik i Rahovecit për gjyqtarët

Superliga 20 Prill 2018 19:41

Derisa në kryeqytet po zhvillohej ndeshja ndërmjet Sigal Prishtinës dhe Rahovecit, e vlefshme për javën e fundit të pjesës së rregullt të kampionatit në IP Superligën e Kosovës në basketboll, në faqen zyrtare të Rahovecit është publikuar një “falënderim” interesant për gjyqtarët e ndeshjes. “Falënderojmë gjyqtarët që e kthyen ndeshjen në nivel të barabartë. S’ka kuptim që ndeshja të mos jetë aspak interesante ndaj kampionit, pas epërsisë sonë prej 17 pikësh. Sigal Prishtina 51 – 51 Rahoveci”, thuhet në postimin e Rahovecit.