Familja e Ronaldos nuk e kapërdin humbjen, motra e mbron atë duke sulmuar Modricin (FOTO)

Futboll 31 Gusht 2018 09:11

Në shtëpinë e Ronaldos nuk e kanë pritur aspak mirë që Luka Modric mori çmimin e lojtarit më të mirë nga UEFA për sezonin 2017/18.

Katia Aveiro, motra e Cristianos, është e fundit që ka reaguar për këtë. Ajo ka publikuar një foto në Instagram duke publikuar statistikat e vëllait të saj dhe të Modricit në Champions League.

Fotos që e postoi në “Instastory”, i ka bashkangjitur edhe tekst: “Gati. Secili ka mendimin e vet”.

Në fotot tregohen numrat e CR7 që ka realizuar me Real Madridin 15 gola në 12 ndeshje – më shumë se një gol për ndeshje, kurse Modric vetëm një asist në 11 paraqitje, Ronaldo ka tre të tillë. /Insporti.com/

-->