Familja e Schumacher nuk po lejon askënd ta takoj atë

Formula 1 23 Prill 2018 16:22

Michael Schumacher u aksidentua më 29 dhjetor të vitit 2013 duke bërë ski dhe që atëherë dihet pak ose aspak për gjendjen e tij.

Së fundmi në një emision televiziv, ish-ngasësi i Formula 1, braziliani Rubens Barrichello, ka prekur edhe temën e ish-shokut të skuadrës, Michael Schumacher.

Schumacher tash e një kohë pas intervenimit, qëndron i izoluar në një shtëpi-laborator të krijuar enkas për të në Zvicër.

“Po mundohem ta takoj Schumacher. Herën e fundit që shkova, familja e tij nuk më lejoi ta shikoja. Ata më thanë se nuk do të jetë mirë për mua dhe për atë, në qoftë se e takoj dhe unë e respektoj vullnetin e tyre”, u shpreh Barrichello.

Rubens Barrichello, ka zhvilluar në karrierën e tij 323 gara, nga të cilat 104 prej tyre kishte shokë skuadre gjermanin Michael Schumacher tek skuadra e Ferrarit. /Insporti.com