“Familja ka sakrifikuar shumë”, rrëfehet mbrojtësi i Liverpoolit: Nganjëherë dua të arratisem

Futboll 16 Prill 2020 20:56

Mbrojtësi i Liverpoolit, Trent Alexander-Arnold u rrëfye për “Red Bulletin” duke treguar vështirësitë e fillimit të karrierës, sakrificat e familjes së tij dhe dëshirën për t’u arratisur ndonjëherë nga fama.

Familja

“Familja ime sakrifikoi shumë që të më mundësonte të luaja futboll. Ka qenë patjetër e vështirë për një vëlla të madh që nuk mund të luante fuboll prej vëllait të vogël dhe një vëlla të vogël që duhet të humbiste disa ndeshje për të më parë mua”.

Fillimi

“Irritohesha, nevrikosesha dhe zhgënjehesha shumë. Duhet të mësoja të bëja mirë në fushë, në vend që të kritikoja veten. Në atë moshë luan vetëm 2-3 herë në javë, por unë dëshiroja më shumë”.

Fama

“Kur je fëmijë, e vetmja gjë që dëshiron është që njerëzit të kërkojnë autografe dhe foto me ty. Kam ëndërruar për këtë jetë që po bëj. Mirëpo, ka raste kur dëshiron të arratisesh nga kjo. Dua të jem një 21 vjeçar normal, i cili shkon në shtëpi dhe luan FIFA me shokët e tij, ulet në dhomën e gjumit dhe shikon televizor, pra gjëra normale”.

-->