Familjarët e yllit të PSG-së mbahen peng nga hajdutët, i grabisin shtëpinë

Futboll 15 Mars 2021 00:04

Një lajm tronditës është raportuar nga Franca, pak minuta më parë. “RMC Sport” mëson se hajdutët kanë grabitur shtëpinë e yllit argjentinas Angel Di Maria dhe kanë marrë peng familjarët e tij, të cilët ishin të pranishëm në banesë, gjatë kohës që luhej ndeshja PSG-Nantes.

Një ngjarje kjo e tmerrshme, ndërkohë që futbollisti i PSG-së, u zëvendësua menjëherë pasi mori vesh lajmin, teksa la fushën e lojës në minutën e 62-të dhe u nis menjëherë drejt banesës së tij.

dI mARIA2

Ishte drejtori Leonardo që lajmëroi trajnerin Poçetino që ta nxirrte Di Marian me urgjencë nga fusha për të shkuar në shtëpi. Nga fotot shihet qartë biseda mes Leonardos dhe Poçetinos, ndërsa trajneri shkon në dhomat e zhveshjes për të biseduar me Di Marian.

PSG-ja u mposht me rezultatin 1-2 në shtëpi nga Nantes në ndeshjen e vlefshme për javën e 29-të të kampionatit.

-->