Fanella Luka Modricit shitet për këtë çmim astronomik

Futboll 22 Qershor 2020 12:49

Klubi i futbollit Real Madrid vendosi – për çdo ndeshje të luajtur, fanellat e lojtarëve t’i vendosë në ankand.  Paratë e grumbulluara shkojnë në Fondin e klubit për projekte sociale dhe sportive.

Kështu për shembull, fanella e Luka Modricit nga ndeshja e kësaj jave me Eibar, u shit për 7.000 euro. Ky është çmimi më i lartë i paguar për një fanellë të Real Madridit në përgjithësi.

Tani, për shkak të koronavirusit, pas ndeshjeve futbollistët nuk guxojnë t’i shkëmbejnë fanellat e mbajtura me kundërshtarët e tyre, kështu që ato mbesin në klub. Më pas shkojnë në pastrim të posaçëm me mjete dezinfektuese, e më pas në ankand në faqen e internetit të kompanisë “Match Worn Shirt” (MWC), e cila ka marrëveshje me fondin.

Fanellën e Modricit e bleu një amerikan. Në të njejtën kohë, fanella e Eden Hazard është shitur për 3.200 euro, ndërsa ajo e Eder Milito arriti çmim prej 839 eurove

-->