Fanellat e këtyre futbollistëve shiten më së shumti

E përditshmja londineze Daily Mail, duke iu referuar të dhënave nga ueb faqja për shitjen e pajisjve sportive sportsdirect, ka publikuar listën e fanellave më të shitura të futbollistëve që nga fillimi i këtij viti.
Fanella më e shitur është ajo e Alexis Sanchez, futbollistit të Manceshter United, kurse në listën e 20 futbollistëve me më së shumti fanella të shitura, Manchester United ka më së shumti futbollistë.
Në fakt Paul Pogba, bashkëlojtari i Sanchezit është i dyti, kurse numri i fanellave të shitura të Philipe Coutinhos është rritur dukshëm që kur është transferuar nga Livepooli në ekipin e Barcelonës.
Përndryshe, shitja e fanellave është në vazhdimësi një prej burimeve kryesore të të ardhuarve për klubet e mëdha të futbollit dhe një prej faktorëve që kalkulohen kur vendosen vlerat e transferove dhe pagat e lojtarëve.