Fansat e Barcelonës votojnë për golin më të mirë në histori të klubit

Futboll 28 Mars 2019 21:27

Lionel Messi e ka cementuar vendin e tij si lojtari më i mirë i të gjitha kohëve i Barcelonës.

Argjentinasi debutoi me klubin në vitin 2004 dhe pati impakt të menjëhershëm në skuadër.

Ai ka fituar gjithçka me klubin, duke shënuar plot 602 gola në proces, transmeton Insporti.

Të enjten, ai fitoi një tjetër çmim pasi një prej golave të tij u votua më i miri i të gjitha kohëve i klubit.

Leo Messi jinked his way past Getafe defenders

Fansat patën mundësinë të zgjedhin nga 64 golat më të bukur në histori të klubit, derisa 500,000 fansa morën pjesë në votim.

Rezultati u konfirmua sot – goli i Messit kundër Getafes në gjysmë-finalen e Copa del Rey më 2007, është votuar si më i miri.


Golat e pesë herë “Topit të Artë” kundër Atletico Madridit në sezonin 2014/15 dhe Real Madridit më 2010/11, u votuan në pozitat dy dhe tre. /Insporti.com/