Fansat japin verdiktin e tyre për ‘Lojtarin e Vitit’ në PL

Futboll 22 Mars 2019 14:30

Virgil van Dijk është ndër favoritët që të shpallet “Lojtari i Vitit” në Premier League këtë sezon.

Qendër-mbrojtësi ka qenë i jashtëzakonshëm në zemër të mbrojtjes së Liverpoolit, duke ndihmuar “Të Kuqtë” ta mbajnë portën e paprekur në 17 ndeshje në Premier League, transmeton Insporti.

Madje, mbrojtësi holandez nuk është dribluar as edhe një herë nga ndonjë kundërshtar, pavarësisht se ka luajtur 2,755 minuta këtë fushatë.

FBL-EUR-C1-BAYERN MUNICH-LIVERPOOL

Ai gjithashtu ka bërë 163 spastrime, 16 bllokada, 36 ndërhyrje, fitoi 198 duele dhe kompletoi 2,213 pasime, duke u renditur i pari në secilën kategori për Liverpoolin këtë edicion.

Van Dijk përballet me garën nga dyshja e Manchester Cityt, Sergio Aguero dhe Raheem Sterling për çmimin.

Më shumë se 48,000 fansa votuan në një sondazh të “Sky Sports” për “Lojtarin e Vitit”, derisa Van Dijk mori 59% të votave.

Aguero doli i dyti me 15%, ndërsa Sterling i treti me 13%. /Insporti.com/

Virgil van Dijk – 59%

Sergio Aguero – 15%

Raheem Sterling – 13%

Paul Pogba – 4%

Son Heung-min – 3%

Sadio Mane – 2%

Eden Hazard – 2%

Mohamed Salah – 1%

David Silva – 1%

Harry Kane – 0%

-->