Fansi i Arsenalit poston pamje të “11 herëve kur Denis Suarezi tregoi klasin e tij”

Futboll 02 Shkurt 2019 10:00

Transferimi i Denis Suarezit tek Arsenali ka nxitur reagime mikse.

Në një “episodë” transferimi që zgjati një muaj të tërë, “Topçinjtë” arritën që vetëm në ditën e fundit të afatit kalimtar të janarit, të sigurojnë shërbimet e Denis Suarezit nga Bareclona, transmeton Insporti.

Ishte thënë se Arsenali kishte pak para për të shpenzuar muajin e kaluar dhe, si rezultat, Suarez u sigurua me anë të një marrëveshje huazimi, me opsionin për t’u transferuar në baza permanente në fund të sezonit.

Klubi nga Londra luftoi shumë që të mos përfshihej opsioni i blerjes obligative në kontratë, dhe arriti që në fund ta bindë Barcën.

FC Barcelona v Cultural Leonesa - Copa del Rey - Fourth Round

Sidoqoftë, është e vështirë të hamendësojmë nëse Suarezi do të jetë sukses apo dështim, marrë parasysh minutazhin e vogël që ka pasur te katalunasit.

Megjithatë, një fans i Arsenalit i’u përgjigj lajmit të ardhjes së Suarezit, duke postuar një video në “YouTube”, me titullin: “11 herët kur Denis Suarezi tregoi klasin e tij!”

Definitivisht është mesazh për ata që nuk dinë çfarë të presin nga lojtari – shikoni pamjet e mëposhtme. /Insporti.com/

-->