Fansi i futbolli ka krijuar një video të momenteve më të famshme të CR7 – pamjet kanë shkuar viral menjëherë

Futboll 07 Shkurt 2019 18:18

Jetëgjatësia e Cristiano Ronaldos në nivelin më të lartë të futbollit, ka qenë vërtetë diçka e jashtëzakonshme.

Pavarësisht se tani është 34-vjeçar, Ronaldo është ende në mesin e lojtarëve më të mirë në botë, nëse jo më i miri, transmeton Insporti.

Portugezi vendosi të kalonte te Juventusi nga Real Madridi verën e kaluar, dhe nuk ka treguar aspak shenja ngadalësimi.

Pesë herë “Topi i Artë” deri tani ka bërë 30 paraqitje për klubin italian, duke shënuar 19 gola në proces, 17 prej të cilave erdhën në Serie A.

Cristiano Ronaldo used to torment defenders with his pace and trickery

Ronaldo e ka shëndrruar veten nga një anësor, në një qendrë-sulmues.

Tani, një fans i futbollit ka krijuar një video të tij në kohën kur tregonte paraqitjet më të mira, nga pozita e mesfushorit ansor.

Pamjet, të cilat janë të gjitha nga koha e tij te Man United, tregojnë Ronaldon duke përdorur shpejtësinë dhe aftësitë e tij, për të mposhtur mbrojtësit në duele.

Video gjithashtu tregon portugezin, në kohën kur shënonte gola nga gjuajtjet e lira, diçka që nuk e ka bërë në vitet e fundit.

Video, e gjatë dy-minuta, ka shkuar viral, duke marrë 18,000 ripostime dhe 51,000 pëlqime. /Insporti.com/