Fansi pagoi 140 mijë euro nga xhepi për lojtari e klubit, e pabesueshme çfarë ndodhi më pas

Futboll 23 Shkurt 2021 16:52

Një fans i klubit brazilian, Internacional, pagoi mbi 140 mijë euro që lojtari i huazuar nga Flamengo, Rodinei, të mund të luante kundër klubit të tij, transmeton Insporti.

29 vjeçari ishte huazuar me të drejtë blerje, por një klauzolë në kontratën e tij, ia ndalonte të luante kundër klubit të tij, Flamengo.

Për të zgjidhur këtë problem, një fans i Internacional, Maggie Scheffer, fermer i pasur pagoi shumën në mënyrë që Rodinei të mund të ishte pjesë e ndeshjes.

Por, gjërat nuk shkuan sipas planit.

Rodinei, e nis takimin nga minuta e parë, por u ndëshkua me kartonë të kuq në minutën e 49-të të takimit, pas një ndërhyrje të rrezikshme në ish mbrojtësin e Atletico Madridit, Felipe Luis.

Internacional e humbi takimin 2-1, dhe investimi i fansit shkoi huq./Insporit.com/

-->