Fantastik në fushë dhe jo vetëm, Broja dhuron “show” në stërvitje

Futboll 19 Janar 2022 11:15

Ylli i Kombëtares shqiptare, Armando Broja po mahnit me paraqitjet e tij te Southhampton, ku është kthyer në një lojtar shumë të rëndësishëm. Dhe përveç në ndeshje, ai po shkëlqen edhe në stërvitje., shkruan Insporti.

Broja është një lojtar i madh dhe kjo nuk ka pikë dyshimi pavarësisht moshës së re që ka, teksa edhe në stërvitje bën atë që është detyra kryesore e tij, të shënojë gola dhe të dhurojë spektakël përballë shokëve të tij.

Sulmuesi i cili është në pronësi të skuadrës së Chelsea dhe që aktivizohet me Southampton ka rritur të shënojë 5 gola në Premier League.

-->