Faqja e Bayernit tallet me goditjen e Sadio Manes

Futboll 20 Shkurt 2019 10:29

Bayern Munchen arriti të largohet me një barazim pa gola nga sfida me Liverpoolin në “Anfield”, në një ndeshje ku vendasit krijuan dhe e kërkuan më shumë golin.

Një natë e pafat për Sadio Manen, i cili pati disa raste për të shënuar, por nuk ishte nata e tij më e mirë.

Senegalezi provoi të bëjë edhe një roveshatë në pjesën e parë, por që rezultoi e dështuar pasi topi i goditur prej tij përfundoi larg portës së mbrojtur nga Neuer.

Klubi gjerman postoi në ‘Twitter’ menjëherë pas këtij rasti për të ngacmuar sulmuesin 26-vjeçar.

“Punë e mirë EA me rregullimet që keni bërë tek roveshatat”, thuhej në postimin e Bayernit.

Nuk ka munguar as reagimi nga EA FIFA France, të cilët i kanë bërë një “retweet” llogarisë së Bayernit me fjalët: “Jeni të mirëpritur”.

-->