Faqja e FFK-së, e rikthyer në faqe personale të kryetarit Agim Ademi

Kombëtarja 25 Janar 2022 10:48

Faqja e Federatës së Futbollit të Kosovës kohëve të fundit po duket sikur një faqe personale e kryetarit Agim Ademi.

Mjafton te hyni te faqja ffk-kosova.com dhe aty mund te shikoni nga ballina dhe te gjitha lajmet qe flasin vetëm për Agim Ademin dhe asgjë për futbollin dhe akterët e saj në Kosovë.

Sigurisht në mungesë të ndeshjeve të Përfaqësueses, por edhe të Kampionatit, aktivitetet në këtë periudhë janë të pakta dhe nuk ke çfarë të raportosh, megjithatë, duket jonormale që një faqe si institucioni i FFK-së, të flas vazhdimisht vetëm për një njeri.

Lajmi i fundit që vjen nga FFK-ja ka të bëjë prapë me Agim Ademin, i cili gjendet në Turqi, ku po e përcjell nga afër punën e klubeve të Superligës që po stërviten në Antalia për stinorin pranveror të Kosovës.

-->