Faqja e Championsit pyet për lojtarin e javës – klubi i Barcelonës vjen me reagim ‘epik’

Futboll 02 Maj 2019 13:22

Ajaxi dhe Barcelona kanë fituar takimet e para të gjysmëfinaleve të Ligës së Kampionëve.

Skuadra holandeze, Ajax ka mundur Tottenhamin në Londër me rezultatin 0-1, ndërsa Barça deklasoi Liverpoolin me rezultatin 3-0 në ‘Camp Nou’.

Pas përfundimit të ndeshjeve, faqja zyrtare e Ligës së Kampionëve ka bërë të ditur katër lojtarët që do të garojnë për çmimin ‘Lojtari i Javës’.

Frenkie De Jong dhe Donny van de Beek janë të nominuarit nga skuadra e Ajaxit, kurse Lionel Messi dhe Luis Suarez nga Barça.

Skuadra e Barcelonës ka komentuar në këtë post të faqes së Ligës së Kampionëve – duke ironizuar me pyetjen e tyre.

“A e keni seriozisht Champions League?”, ka shkruar klubi i Barçës, duke iu referuar shkëlqimit të Leo Messit në takimin e mbrëmshëm.