Faqja e UEFA-s reagon pas super golit të Rashicës

Kombëtarja 04 Prill 2019 09:54

Futbollisti kosovar i Werder Bremenit, Milot Rashica, është duke kaluar në formë të jashtëzakonshme.

Ai mbrëmë në ndeshjen kundër Schalkes shënoi një gol tejet të bukur dhe poashtu ka qenë i përfshirë në golin e dytë në fitoren 2:0 që vlen për kalim në gjysmëfinale të Kupës së Gjermanisë.

Nëntë gola në 11 ndeshje ka shënuar ai në tre muajt e këtij viti. Kaq është bilanci i yllit të Kosovës, çka ka bërë që ta komentojë edhe UEFA.

“Milot Rashica më 2019: 11 paraqitje, nëntë gola” është komenti na faqen e shtëpisë më të madhe të futbollit në Evropë, në gjuhën gjermane.

Ky është goli i kosovarit në ndeshjen e mbrëmshme.