Faqja gjermane tregon se çka ndodhi me selfiet e Rashicës në stadiumin ‘Fadil Vokrri’

Kombëtarja 17 Qershor 2019 19:10

Në ndeshjen miqësore mes shokëve të Granit Xhakës dhe Milot Rashicës kishte edhe gazetarë të huaj, në mesin e tyre edhe gjermanë.

Faqja dedikuar Werder Bremenit, Deich Stube, ka bërë një shkrim special për yllin e kombëtares së Kosovës, Milot Rashicën.

“Pasi përfundoi ndeshja shumë fëmijë vrapuan drejt heroit të tyre Milot Rashicës, për të bërë nga një selfie me telefon”.

Mediumi gjerman shkruan se Rashica është në rrugë të mirë për tu bërë superyll në botën e futbollit.