Fati do operohet sërish, ja sa do të mungojë

Futboll 04 Maj 2021 10:45

Sulmuesi spanjoll, Ansu Fati do mungojë edhe për dy muajt e ardhshëm, pasi do operohet sërish në gju, përcjell Insporti.

Sipas Mundo Deportivo, Fati vazhdon të këtë probleme dhe do operohet të enjten e radhës.

Fati këputi ligamentet në nëntor të vitit të kaluar dhe u detyrua të operohet në gju. Fillimisht, pritej të rikthehej në prill, por shërimi nuk shkoi ashtu sipas pritshmerive.

18 vjeçari do t’i humb ndeshjet e Euro 2020, mirpo mund të jetë gati për të startuar në sezonin e ardhshëm. /Insporti.

-->