Fatlume Xhuka: Kam udhëtuar nga Amerika special për Gjysmë Maratonën e Prishtinës

Atletikë 28 Prill 2019 09:12

Ish kampionia e Kosovës në Atletikë, Fatlume Xhuka, do të jetë pjesë e Gjysmë Maratonës së Prishtinës, që do të zhvillohet sot.

Xhuka ka  treguar në një intervistë për RTK se është shumë e emocionuar se do të garojë sot.

“Jem pjesë e federatës dhe jam trajnere e lincensuar në Federatën e Atletikës së Amerikës. Është hera e parë që jam pjesë e GjysmëMaratonës së Prishtinës, është një dëshirë e kohmotshme. Nuk e kam harru Kosovën asnjëherë, vitin e kaluar u riaktivizova në atletikë dhe enkas kam ardhë për këtë maratonë, kam me vrapu në New York dhe në Chicago. Ndërsa, në maratonën e Bostonit do të vrapojë në vitin 2020, pastaj atë të Berlinit dhe Tokyo. Ka qenë dëshirë që ta kem garën e parë Gjysmë Maratonën e Prishtinës, ndjejnë shumë e veçantë”, transmeton Insporti.com.

Në këtë Gjysmë Maratonë do të marrin pjesë atletë nga Maroko, Kenia.

Gjysmë Maratona e Prishtinës do të nis me fillim të orës 10:00. /Insporti.com/

-->