Fatmir Limaj viziton Kosovën në Cyrih (Foto)

Futboll 29 Maj 2018 13:09

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll sot e zhvillon ndeshjen miqësore kundër Shqipërisë, takim ky që do të mund të përcillet kryesisht nga bashkatdhetarët, pasi ajo luhet në stadiumin “Letzigrund”, i cili gjendet në Cyrih të Zvicrës.

Insporti.com raporton se për vizitë përfaqësueses së Kosovës i ka shkuar edhe zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, i cili njihet si një adhurues i futbollit dhe do të marrë pjesë edhe në ndeshjen e Kosovës me Shqipërinë. /Insporti.com

-->