Fatmire Bajramaj, Mërgim Mavraj dhe Azdren Llullaku dërgojnë video në përkrahje të skuadrës kosovare

Champions League 13 Nëntor 2018 22:20

Klubi i hendbollit Istogu (femrat) është gati për garat evropiane, raporton Insporeti.com.

KHF Istogu e nis edicionin 2018/2019 në kupat e Evropës kundër skuadrës italiane Cassano Magnago.

Kjo ndeshje do të zhvillohet më 17 Nëntor 2018 duke filluar nga 20:00 dhe më 18 Nëntor ora 17:00 në palestrën “Karagaçi” në Pejë.

Futbollistja shqiptare Fatmire Bajramaj që luan për Kombëtaren e Gjermanisë, i ka dhënë zemër skuadrës së Istogut përmes një video-incizimi. “Tung, shumë suksese hendbollistëve të Istogut”, thotë futbollistja e njohur si Lira.

Zemër vashave të Istogut u ka dhënë edhe ylli dhe kapiteni i Kombëtares shqiptare, Mërgim Mavraj. “E keni përkrahje tonë, forca Istogu”.

Edhe futbollisti tjetër i Kombëtares shqiptare, Azdren Llullaku. “Përshëndetje për ekipin e femrave të Istogut”, thotë Llullaku.

Të tre këta sportistë vijnë nga qyteti i Istogut. /Insporti.com/

To be continued.

KHF Istogu e nis edicionin 2018/2019 në kupat e Europës kundër skuadrës italiane Cassano Magnago me 17 Nëntor 2018 ora 20:00 dhe 18 Nëntor ora 17:00. Palestra "Karragac" Pejë.

Posted by KHF.Istogu – Femrat on Monday, 12 November 2018

 

 

-->