Fatos Beqiraj arrin në ‘Fadil Vokrri’, kjo që ka bërë është epike

Nations League 13 Tetor 2019 19:38

Fatos Beqiraj arrin në ‘Fadil Vokrri’, përshëndet të pranishmit në gjuhën shqipe

Përfaqësuesja e Malit të Zi ka arritur në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë, raporton Zëri.info.

Fillimisht, trajneri Faruk Hadzibegic do ta mbajë një konferencë për shtyp, kurse më pas futbollistët malazezë do ta kryejnë stërvitjen e fundit para ndeshjes me Kosovën.

Në mesin e futbollistëve të ftuar nga Mali i Zi është edhe pejani Fatos Beqiraj.

Ndryshe, nesër me fillim nga ora 20:45, Kosova është nikoqire i Malit të Zi.

Ndeshja është e vlefshme për grupin A të eliminatoreve për Kampionatin Evropian ‘Euro 2020’.