Fatos Beqiraj kapiten i Malit të Zi?

Kombëtarja 14 Tetor 2019 08:55

Përfaqësuesja e Kosovës sonte do të zhvillojë ndeshjen shumë të rëndësishme me Malin e Zi, në kuadër të eliminatoreve të Kampionatit Evropian “Euro2020”, shkruan Insporti.com.

Kjo ndeshje është “jetë a vdekje” për “Dardanët” për t’i mbajtur gjallë shpresat për kualifikim përmes fazës së grupit.

Në kombëtaren malazeze luan sulmuesi shqiptar, Fatos Beqiraj, i cili në ndeshjen e parë e zhvilluar në Podgoricë ishte lider i tyre duke mbajtur shiritin e kapitenit. Por, selektori Hadzibegic ende nuk e ka vendosur se kush do të mbajë shiritin e kapitenit në ndeshjen e sotme.

Hadžibegić nuk e ka mohuar edhe pse e ka cilësuar Fatosin si një lojtar me të ardhme të madhe.”Fatosi është njeri dhe lojtar shumë i mirë, kemi 3-4 lojtar qe janë për me mbajt shiritin e kapitenit. Beqiraj është lojtar shumë i rëndësishëm në këtë përbërje të re të skuadrës”, ka thënë ai.

Ndeshja zhvillohet në Prishtinë në stadiumin “Fadil Vokrri” prej orës 20:45, e vlefshme për grupin A. /Insporti.com/

-->