Faza e grupeve, e teta e finales, çerekfinalja, gjysmëfinalja e finalja – zbulohet kalendari i Botërorit të Katarit

Futboll 30 Mars 2022 22:20

Kampionati Botëror këtë vit do të jetë më ndryshe se të tjerët.

Kjo për faktin se Botërori i Katarit do të mbahet në fund të vitit, për dallim nga herat e kaluara, kur evenimenti më i rëndësishëm i futbollit botëror mbahej gjatë verës.

32 ekipe kombëtare do të ndahen në 8 grupe, prej A deri në H, me nga 4 skuadra.

Por, kur do të zhvillohen ndeshjet e Botërorit?

Faza e grupeve e “Katar 2022” do të fillojë më 21 nëntor dhe do të mbyllet më 2 dhjetor.https://zeri.info/inarticle.html

E teta e finales do të luhet në mes të datave 3 dhe 6 dhjetor.

Çerekfinalja do të zhvillohet më 9 dhe me 10 dhjetor, kurse gjysmëfinalja më 13 e 14 dhjetor.

Ndeshja për vend të tretë dhe të katërt do të luhet më 17 dhjetor, ndërsa finalja e madhe e Botërorit do të zhvillohet më 18 dhjetor, kur edhe do të mbyllet përfundimisht.

-->