Faza e tretë e Superligës hapet sot me tri sfida interesante

IPKO Superliga e Kosovës sot do të zhvillojë fazën e tretë, me super sfida për kreun e tabelës dhe ‘luftën’ e ashpër për mbijetesë.
Skuadra e trajnerit Xhengiz Rexhepi, KF Llapi, do të kërkojë fitoren e katërt radhazi ndaj KF Ballkanit.
Llapjanët dëshirojnë të vazhdojë me formën e mirë dhe të vazhdojnë ‘luftën’ titull të kampionit me Prishtinën dhe Feronikelin. Ndërsa, Ballkani në javët e fundit nuk është duke kaluar në formë të mirë në Superligë, në rast humbjes atëherë do të futet në zonën e barazhit.
Kampioni aktual, Drita, pret në shtëpi skuadrën e Lirisë.
Kujtojmë se Prizrenasit kishin triumfuar në këtë stadium në ndeshjen e parë.
Sfida tjetër luhet në Skenderaj, ku Drenica e Ferizaj janë në kërkim të pikëve të mbijetesës, njëra për t’i ikur barazhit e tjetra për t’a kapur atë.
Të gjitha ndeshjet fillojnë në ora 14:00.
E shtunë:
Llapi – Ballkani
Drita – Liria
Drenica – Ferizaj