FBK vjen me vendime interesante, pranon kërkesën e Feronikelit

Basketboll 04 Tetor 2020 12:30

Federata e Basketbollit e Kosovës ka pranuar ankesën e KB Feronikelit për garim në Ligën e Parë, vendim ky që hyn në fuqi menjëherë.

Bordi i FBK-së kishte shpallur një vend të hapur për Wild Card, meqë për garim në Ligën e Parë në konkurrencën e meshkujve ishin lajmëruar nëntë ekipe.

Njoftimi i plot i FBK-së:

Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) më 04.10.2020 ka vendosur që KB Feronikeli ka prezantuar dëshmi për përmbushjen e kushteve teknike dhe sportive për garim në Ligën e Parë të Meshkujve, si dhe ka dëshmuar vullnet dhe organizim të mirëfilltë për edicionin 2020/21 në këtë kategori të garave.

Bordi i FBK-së gjithashtu e ka marrë për bazë përvojën e KB Feronikeli në Superligë dhe kështu ky ekip i ka plotësuar kushtet e kërkuara për marrjen e Wild Card.

Bordi i FBK-së kishte shpallur një vend të hapur për Wild Card, meqë për garim në Ligën e Parë të Meshkujve ishin lajmëruar nëntë (9) ekipe.

Interesim për Wild Card për Ligën e Parë të Meshkujve kanë shprehur edhe KB Borea nga Peja dhe KB Sfera nga Skenderaj.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

-->